EU4Innovation 2023 – 2026

Në kuadër të programit EU4Innovation 2023 – 2026, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës në bashkëpunim me Challenge Fund Team ju fton të bëheni pjesë e Sesionit Informues mbi Thirrjen e Dytë për Aplikime të Challenge Fund.

Gjatë këtij sesioni informues do të keni mundësinë të informoheni me detaje mbi thirrjen, buxhetin, afatet, kriteret e aplikimit dhe të gjitha hapat për të dorëzuar një aplikim.
Bashkëlidhur këtij e-maili lutemi gjeni ftesën për pjesëmarrje dhe gjithashtu mund të informoheni paraprakisht për këtë thirrje në linkun: 
https://challengefund.euforinnovation.al/apply/

Aktiviteti do të zhvillohet  ditën e nesërme, e premte, datë 17.05.2024, pranë Universitetit Aleksandër Moisiu, Salla e Konferencave, Godina pranë Currilave, Durrës, nga ora 10:30-12:30.

Ju mirëpresim!