Aleanca e Universiteteve Evropiane STARS EU

Më 31 Mars 2023, Aleanca e Universiteteve Evropiane STARS EU përfundoi takimin e saj në
Universitetin e La Laguna në Spanje, duke konkluduar në fuqizimin e mëtejshëm të të gjithë
strukturave e grupeve të saj të punës. Kështu, të gjithë Strukturat e Bashkëpunimit dhe TIGs
(grupet tematike të interesit) u shprehën shumë të kënaqur nga takimi i zhvilluar këto dy ditë, i
cili shërbeu për të biseduar gjerësisht, për të mësuar statusin e projekteve të secilit ekip dhe për të
planifikuar hapat e ardhshëm. Aleanca aspiron të marrë vulën e Universitetit Evropian nga
Komisioni Evropian, gjë që do të përmirësonte statusin ndërkombëtar të institucioneve të
përfshira, duke qenë se ato mund të kenë akses në thirrje specifike, si dhe në të ardhmen e
zhvillimit të qëndrueshem.
Rrjeti përbëhet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hanze (Holandë), që është gjithashtu
qendra që e drejton STARS EU; Instituti Politeknik i Braganzas (Portugali); Universiteti i
Shkencave të Aplikuara në Bremen (Gjermani); Universiteti i Silesisë në Opava (Republika
Çeke); Universiteti i Oste (Suedi); Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës (Shqipëri);
Universiteti i Teknologjisë i Krakovit (Poloni); Universiteti i Franche-Comte (Francë) dhe vetë
Universiteti i La Laguna..
Duke qenë se është ende një nismë shumë e re që nuk ka gjeneruar ende produkte specifike si
diploma të përbashkëta apo projekte të përbashkëta, të rinjtë zgjodhën të përhapin frymën e këtij
rrjeti bashkëpunues të universiteteve me ndikim të lartë, në rajonet e tyre me një vizion të gjerë
europian.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Hanze theksoi në seancën përmbyllëse se
ndërkombëtarizimi ka një potencial të madh për universitetet dhe do të ndihmojë në të ardhmen e
këtij rrjeti, pavarësisht diversitetit të madh kulturor dhe konteksteve të tyre. Gjithashtu, Z.
Ernesto Pereda, nga Universitetin La Laguna theksoi se rrjeti punon në nivel global mbi sfidat
kryesore me të cilat përballen shoqëritë, ku citoi “Ne jemi më mirë bashkë sesa të ndarë”.
Koordinatorja e aleancës, Rima Rijska, u kërkoi të gjithë anëtarëve të ndihen krenarë që i
përkasin këtij rrjeti, i cili është i ndarë në grupe pune studiuesish të përkushtuar ndaj ekonomisë,
tranzicionit dixhital, tranzicionit të energjisë, plakjes së shëndetshme, sipërmarrjes dhe
inovacionit, arteve dhe industritë krijuese, si dhe hapësirave të jetesës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian