(@zeroc) Efikasiteti energjetik dhe sistemetinovative të lëvizjes për të reduktuar emetimet e CO2 në transportin detar.

Projekti @zeroc, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe nga ku universiteti ynë
është lider, padyshim që po bën hapa të sigurt drejt Transportit Detar të Qendrueshëm!
Gjatë datave 1-4 tetor 2024, në kuadër të këtij projekti u organizua një trajnim dhe takim
rëndësishëm i konsorciumit në Universitetin Teknik të Athinës. Dy ditët e para ishin të
dedikuara për trajnim, ku u trajtuan tema kryesore si efikasiteti energjetik dhe sistemet
inovative të lëvizjes për të reduktuar emetimet e CO2 në transportin detar.
Në ditët që pasuan, takimi i konsorciumit vuri theksin në menaxhimin e projektit dhe
zhvillimin e kurrikulave për aftësitë e reja në dekarbonizim dhe logjistikë, duke diskutuar
progresin dhe sfidat në zbatimin e objektivave.
Na ndiqni për më shumë!
Drejt Dekarbonizimit dhe Efikasitetit të Energjisë në Industrinë e Transportit Detar!��️

This will close in 0 seconds

sqAlbanian