Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Technical University of Sofia teBullgarise.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit
akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në javën ndërkombëtare të organizuar
në Universitetin e Sofies Bullgari.
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në
universitetin pritës per periudhen 24-30.05.2026.
Numri i kuotave:
  4 (kater) për staf akademik

Lloji i mobilitetit:
 Trajnim.
Afati i aplikimit: 14.05.2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin
Sofies Bullgari:
–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
–     Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian