Vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Saxion, Hollandë

Në datat 4-8 Dhjetor 2023 në Universitetin e Shkencave te Aplikuara Saxion, Hollandë, u zhvillua vizita nga përfaqësues të Departamentit të Shkencave Politike, FSHPJ, Prof. Asoc. Dorina Bërdufi dhe Dr. Elda Zotaj dhe studentët Paolina Hajdarasi, Laurenc Qoku, Ersa Sellaj, Erisa Luku, Roberto Sina dhe Alesio Disha.
 
Studentët nën supervizimin e lektorëve morën pjesë në aktivitetet akademike të organizuara nga institucioni pritës. 
Në kuadër të projektit të bashkëpunimit me studentët e universitetit partner studentët e UAMD prezantuan gjetjet e anketimit me temë “Të rinjtë dhe Përfaqësimi i tyre në Politikë”. Si pjesë e aktiviteteve ishte edhe leksioni i Dr. Elda Zotaj me temë “Strategjitë e Komunikimit të Shqipërisë për Integrimin në BE” dhe leksioni i profesorit të Saxion Dr. Max van Tongeren me fokus nëproceset aktuale demokratike.”