Universiteti bëhet pjesë e “19th South Eastern European Mathematical Olympiad for University Students.”

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës bëhet pjesë e “19th South Eastern European Mathematical Olympiad for University Students”, e cila do të zhvillohet për herë të parë në 📍Shqipëri.
📌Olimpiada XIX Studentore do të zhvillohet në datat 🗓️4-9 Mars 2025 për herë të parë në vendin tonë, si një bashkëorganizim i UNIKO, Shoqatës së Matematikës të Europës Juglindore (MASSEE) dhe Shoqatës Shqiptare të Matematikës (AMA).
Pjesëmarrës do të jenë edhe 2 studentë nga Universiteti “Aleksandër Mosiu” Durrës,Esma Mustafa dhe Lude Spaho nga Departamenti i Matematikës të cilët do të kenë mundësinë të konkurrojnë dhe të sfidojnë aftësitë e tyre matematikore me bashkëmoshatarë nga rajoni.
Kjo ngjarje e rëndësishme akademike do të bëjë bashkë mbi 100 studentë nga vende të ndryshme të Europës Juglindore, duke shënuar kështu edhe një nga pjesëmarrjet më të larta në historinë e saj.

🤗UAMD i uron pjesëmarrësve suksese në këtë garë!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian