Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Gjonaj Group Holdings nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.

🤝Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Gjonaj Group Holdings nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.

🏢Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), në vazhdën e hapjes dhe afrimit me tregun e punës, nisi një bashkëpunim afatgjatë me Gjonaj Group Holdings, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.

📝Marrëveshja u nënshkrua nga Rektorja e UAMD, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Z. Marin Gjonaj në mjediset e universitetit. Në takimin dypalësh, u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes GGH dhe UAMD dhe hapat konkretë që do të ndërmerren.

Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski mirëpriti Gjonaj Group mes partnerëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. “Për ne është kënaqësi që hapim një derë tjetër bashkëpunimi. Jemi një universitet me lidhje të forta e solide me korporatat në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit perëndimor. UAMD ka arritur rezultate të shkëlqyera në fushën e ndërkombëtarizimit, që do të thotë se studentët tanë mund të punojnë për korporatat shqiptare që ofrojnë shërbime ndërkombëtare, siç në rastin konkret është Gjonaj Group”, tha Prof. Dr. Sotirofski.

Kryetari i Bordit të GGH, z. Marin Gjonaj theksoi se ky bashkëpunim, do të sjellë benefite për studentët dhe pedagogët dhe sigurisht do ndikojë në punësime cilësore dhe afatgjata pranë Gjonaj Group. “Jam shumë i gëzuar që sot po hapim rrugën e një bashkëpunimi të ri me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ku dikur në fillimet e tij, kam qenë i angazhuar si pedagog. Jemi të hapur për studentët tuaj, veçanërisht ata ekselentë, për tu punësuar pranë kompanive të Grupit tonë. Falënderoj Rektoren dhe UAMD për këtë mundësi bashkëpunimi me interes dypalësh” tha Z. Gjonaj.

📝Marrëveshja e nënshkruar i hap udhën bashkëpunimeve si: angazhimi pa pagesë i studentëve të UAMD-së në trajnimet e biznesit të Gjonaj Group Academy; në pjesëmarrjen në stazhe pune të studentëve pranë kompanive të grupit; si dhe përfshirjen e pedagogëve të UAMD në kërkime tregu të paguara, kur këto kërkohen nga GGH.

👩🏻‍🎓👨🏼‍🎓Në vijim, Z. Gjonaj bëri një bashkëbisedim dhe leksion të hapur me studentët e UAMD-së. Ai foli me studentët lidhur me tregun shqiptar të punës, mundësitë e përfshirjes së tyre në këtë treg, dhe dhënien e shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, pa qenë nevoja që ata të largohen nga vendi i tyre dhe i ftoi studentët që të vizitojnë Gjonaj Group Holdings dhe të mësojnë më shumë për mundësitë që ofrohen.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian