Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të marrë pjesë në Prezantimin e temave te diplomes te studenteve te UAMD qe do te zhvillohet ne datat 30 Maj dhe 31 Maj, 2024 në Universitetin Malardalen ne Suedi (https://www.mdu.se).
Mobiliteti do të kryhet ne (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) për staf akademik.
Lloji i mobilitetit:
· Ndjekje e eventit të prezantimit të Temës së Diplomës nga studentët e UAMD në Universitetin Malardalen, Suedi për periudhen 27 Maj – 31 Maj, 2024
Fakultetet:
· Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Afati i aplikimit: 25 Shkurt 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Malardalen Suedi:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë event dhe 2 ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 180 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënanilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.