Hapet proçesi i aplikimeve për anëtarë të këshillave studentore, UAMD

Njoftim për hapjen e aplikimeve për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve në UAMD.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, më 12 Mars 2024 do të zhvillohen zgjedhjet e reja të Këshillit Studentor UAMD, ku studentët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për secilin fakultet, në përputhje me vendimin nr.8 datë 09.12.2021 për “Rregulloren për Anëtarë të Këshillave Studentor të Njësive Kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. (Shkarko këtu)

  • Ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të shprehin interesin e tyre për të aplikuar për anëtarë të Këshillave Studentore të Fakulteteve në UAMD, deri më 25 shkurt 2024.

Periudha e fushatës zgjedhore, do të fillojë pasi të ketë përfunduar afati i aplikimeve dhe pasi të jenë shpallur kandidatët për Këshillat Studentorë të Fakulteteve nga Komisioni Institucional Zgjedhor Studentor KIZS/UAMD.

 

Formularin për vetë-kandidim mund ta shkarkoni këtu: