Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim/mësimdhënie në Universitetin e Teramo-s, Itali.(University of Teramo ).
Mobiliteti konsiston në trajnim/mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf akademik.
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim / Mësimdhënie (Tetor 2023 – Shkurt 2024)
Fakultetet:
· Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike.
Afati i aplikimit: 24 Maj 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Teramo-s, Itali:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur)
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënkelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.comose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.