Thirrje për shkëmbime të stafit administrativ me Universitetin e Leon-it, Spanjë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Universitetin e Leon-it, Spanjë, i ofron stafit administrativ me profil angazhimin në projekte dhe marrëdhënie ndërkombëtare, mundësinë e pjesëmarrjes në Javën Ndërkombëtare të organizuar në Universitetin e Leon-it, Spanjë. (https://www.unileon.es/).

Mobiliteti konsiston në një javë trajnim mbi shkëmbimin e praktikave dhe proceseve në njohjen e mobiliteteve të studentëve, rritjen e kapaciteteve në aplikimet për projekte dhe programe, si edhe ndërtimin e rrjetëzimeve të suksesshme për aplikime për projekte në gjuhën angleze në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  5 (pesë) për staf administrativ.

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim

Afati i aplikimit: 7 Mars 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin eLeonit, Spanjë:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian