Universiteti Aleksandër Moisiu fton studentët e degës Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Publik, në ciklin bachelor dhe master të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kursit pilot; Gazetaria e të Dhënave.
Kursi është i ndarë në module tepër interesante si: zbulimi i të dhënave, analiza e të dhënave, vizualizimi i të dhënave dhe gazetaria e të dhënave dhe tregimi i historive. Studentët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kursi do të zhvillohet në datat: 6-10 Maj 2024 në formën online 20-24 Maj 2024, në Tiranë, pranë UET Aplikimet janë të hapura deri më datën 05 mars 2024. Ju lutemi të aplikoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/nakvFgNGA1GZy2NC9
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj sfide dhe të ndani pasionin tuaj për gazetarinë dhe punën me të dhëna. Për informacione të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni Zj. Belina Bedini në adresën e e-mailit: belina.bedini@uamd.edu.al.
Faleminderit për interesin tuaj, dhe ju mirëpresim në këtë rrugëtim të përbashkët drejt zhvillimit profesional dhe personal në fushën e gazetarisë!