Thirrje e hapur – STARS EU Lecture Series

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me universitetet partnere të Aleancës STARS EU hap thirrjen për stafin akademik për pjesëmarrje në ‘Ciklin e Leksioneve  STARS EU’.

Prej nëntorit të kaluar UAMD është tashmë pjesë e aleancës për njё universitet evropian STARS EU (Strategic Alliance for Regional Transitions) në të cilën marrin pjesë edhe 8 universitete të tjera evropiane si më poshtë.

  1. Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hanze, Hollandë;
  2. Universiteti i Shkencave të Aplikuara Bremen, Gjermani;
  3. Universiteti West, Suedi;
  4. Universiteti La Laguna, Spanjë;
  5. Universiteti Politeknik i Braganca-s, Portugali;
  6. Universiteti Silezian në Opava, Republikë Ceke;
  7. Universiteti Franche-Comte, Francë;
  8. Universiteti Teknologjik i Krakovit, Poloni;
  9. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Qëllimi i kësaj aleance është të bëhemi njё universitet evropian model duke zbatuar një vizion afatgjatë pёr transformimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve partnere të arsimit të lartë dhe duke e thelluar kёtё bashkёpunim e duke e çuar në nivelin tjetër.

Me synimin për të rritur më tej bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet stafit akademik, kërkuesve e studentëve midis këtyre 9 universiteteve si dhe zhvillimin dhe integrimin e rajoneve të përfshira nё aleancё, hapet thirrja për dorëzimin e një propozimi për pjesëmarrje në Ciklin e Leksioneve STARS  EU për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024 për stafin akademik.

Thirrja adreson fushat e TIGs (Thematic Interest Groups) në universitetet, pjesë e STARS EU të cilët, nё kuadrin e lёndёs qё lektrojnё, kanё mundёsinё tё shtrijnё mёsimdhёnien e 1-2 temave tё kursit ekzistues edhe tek komuniteti i stafit akademik e studentёve të universiteteve partnere tё aleancёs.  

Fushat e Grupeve Tematike tё Interesit  (TIGs) janё:

  • Artet dhe Industritё kreative (Arts and Creative Industries);
  • Transformimi Digjital (Digital Transformation);
  • Inovacioni dhe Sipёrmarrja (Entrepreneurship and Innovation);
  • Tranzicioni i Energjisё (Energy Transition);
  • Plakja e shёndetshme (Healthy Aging);
  • Ekonomia Qarkulluese (Circular Economy);
  • Hapёsirat e tё jetuarit (Living Spaces);

 

Formati i pjesёmarrjes ёshtё fizik, digjital, dhe hybrid.

Lutemi nё dёrgimin e aplikimin nё adresёn elektronike luadamuco@uamd.edu.al:

Afati i aplikimit është data 15 shtator 2023.

Formatin e propozimit për pjesëmarrje e gjeni si mё poshtё:

Lutemi aplikimet ti dorëzoni në gjuhën shqipe dhe anglisht.

 

 

FORMULAR APLIKIMI

CIKЁL LEKSIONESH – STARS EU (Curriculum Lab)

 

 

  • Tё dhёnat e aplikuesit

 

Emёr Mbiemёr:

Grada, Titulli:

Departamenti

Fakulteti:

TIG-u ku merr pjesё:

Curriculum vitae:

 

 

 

  • Tё dhёna mbi lёndёn qё propozohet tё pёrfshihet:

 

Kursi aktual qё sugjerohet pёr tё lektruar:

 

Temat qё sugjerohen pёr t’u lektruar nga kursi aktual

Tema 1:

 

Tema 2:

 

Metodologjia e leksionit:

 

Arsyet pёrse ky kurs duhet tё jetё pjesё e ofertёs akademike nё kornizёn e njё Cikli Leksionesh nё Aleancën STARS EU: