Njoftim i rëndësishëm për maturantë dhe ish maturantë.

Njoftim i rëndësishëm!

Për të gjithë maturantët dhe ish-maturantët, ju bëjmë me dije se, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publike njoftimin për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, të cilat janë datat 🗓 12 – 13 Korrik 2023, nga ora 08:00-16:00.

Informacion mbi procedurat e plotësimit të Formularit 𝐀𝟏 dhe 𝐀𝟏𝐙:
✅ Formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor.
✅ Formulari A1Z plotësohet nga kandidatët që e kanë mbaruar shkollën e mesme përpara vitit 2023.

‼️ Kujdes! Aplikimi bëhet nëpërmjet portalit e-albania.
Hapat e Aplikimit: 👇
▶️ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
▶️ Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
▶️ Klikoni butonin “Përdor”;
▶️ Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët e këtij viti duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët që janë diplomuar më përpara A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
▶️ Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.
✅ Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin e tij.

PËR MË SHUMË INFORMACION KONTAKTO!
📧 info@uamd.edu.al
🌐 www.uamd.edu.al