Takim informues, i udhëhequr nga Msc. Mirseda Shehdula, në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me studentët e programit të studimit “Drejtësi”

U zhvillua më datë 10 Qershor 2024 një takim informues, i udhëhequr nga Msc. Mirseda Shehdula, në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, midis studentëve të programit të studimit “Drejtësi” të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe z. Skënder Hita, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, shefit të Seksionit për Egzaminimin e Vendit të Ngjarjeve, z. Haxhi Spahiu dhe z. Lisjan Guri, jurist i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ky takim ishte një mundësi shumë e mirë për studentët, të cilët u informuan më shumë për formatet e proçedimit, në kuadër të luftës kundër krimit ,nga ana e këtij institucioni por edhe për rolin që ky institucion mbart në mbarëvajtjen e rendit në qytetin e Durrësit.

Takimi u mbyll me ftesën për bashkëpunime të ardhshme, me dëshirën që të zhvillohen sa më shumë praktika me specialistë të fushës së Kriminalistikës dhe studentë të UAMD-së, mbi proçedurat e ndjekura nga ky institucion.