Rektori i UAMD Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, mirëpret studentët Ndërkombëtarë të programeve duale dhe Erasmus+.

🇪🇺Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti sot në një takim tejet miqësor studentët Sofia Schiappa, Giuseppe Dibitetto, Max Prehn, Marc Ries, Louis Filloux, Thibault Guerrier, Antoine Krychowski, Izabela Urbańczyk dhe Aram Kado të cilët vijnë nga universitetet La Sapienza, Ludwigshafen, Leonardo Da Vinci, Lodz, Koblenz dhe Shkolla Ekonomike në Berlin.

🧑🏻‍💻👩🏻‍💻Studentët e huaj nga Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia, falë programit Erasmus+ dhe diplomave të dyfishta që ofron Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës me universitetet më prestigjoze të Evropës, do të zhvillojnë një semestër në UAMD, në universitetin që ka prioritet ndërkombëtarizimin dhe krijimin e hapësirave sa më të gjera të bashkëpunimit akademik.

✳️Ky takim shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të mirëpritur studentët, për të ndarë përvojat e tyre në UAMD dhe për të zhvilluar një bisedë miqësore mbi eksperiencën e tyre akademike

▶️Rektori Fortuzi i uroi mirëseardhjen në UAMD dhe qytetin e Durrësit dhe i inkurajoi të ndihen pjesë e komunitetit universitar, duke i siguruar për mbështetjen dhe angazhimin e universitetit tonë në rrugëtimin e tyre akademik.

#erasmusplus #uamd #studentlife #university #exchange #program

This will close in 0 seconds

sqAlbanian