Protokoll bashkëpunimi me Shoqatën turke e Akademikëve “Kutbilge”.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Shoqata turke e Akademikëve “Kutbilge” nënshkruan, ditën e djeshme, një Protokoll Bashkëpunimi me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Protokolli u firmos nga Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Kryetari i Bordit të Shoqatës së Akademikëve “Kutbilge” Doç. Dr. Hamza KANDEMİR.

“Ndërkombëtarizimi vazhdon të mbetet prioritet i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili synon të zgjerojë më tej veprimtaritë akademike dhe shkencore. Ky bashkëpunim do të forcojë lidhjet akademike dhe do të krijojë mundësi të reja për projekte kërkimore, shkëmbime studimesh dhe aktivitete ndërkombëtare.” – u shpreh Rektori në takimin e përfaqësuesëve të universiteteve partnere që u zhvillua më 04 Shtator 2024, në zyrën e Rektoratit të UAMD-së.

Gjithashtu, u ra dakord që bashkëpunimi midis Shoqatës së Akademikëve “Kutbilge” dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të përbashkëta si konferenca, publikime të artikujve shkencorë, etj.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian