© ICONST 2024 KONFERENCA NDËRKOMBËTARE MBI SHKENCËN DHE TEKNOLOGJINË E QËNDRUESHME.

Ditën e sotme, 04 Shtator 2024, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua ceremonia hapëse e Konferencës Ndërkombëtare mbi Shkencën dhe Teknologjinë e Qëndrueshme (ICONST 2024)!

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, theksoi që Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka një përkushtim të thellë ndaj inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. “Ne besojmë se edukimi dhe kërkimi shkencor duhet të jenë në qendër të përpjekjeve tona për të adresuar sfidat globale. Kjo Konferencë nuk është thjesht një platformë për të shkëmbyer njohuri, por edhe një mundësi për të krijuar partneritete që do të na ndihmojnë të përballemi me sfidat globale.” – u shpreh ai.

Kjo konferencë prestigjioze organizohet nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në partneritet me universitete dhe institucione të njohura si: Suleyman Demirel University, Isparta University of Applied Sciences, Universiteti Qiriazi, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, AMECC Rezonanca, University of Tuzla, Kolegji Heimerer, UBT, Fakulteti për Biznes dhe Turizëm (FBT-Budva), Fakulteti i Transportit, Komunikimeve dhe Logjistikës (FSKL), Uluslarası Bilimsel Araştırmalar Vakfı (UBAV) dhe Shoqata e Akademikëve Kutbilge.

Konferenca ICONST, nga data 04 – 06 Shtator 2024, në UAMD, do të zhvillohet në mënyrë HYBRID, e cila do t’u mundësojë pjesëmarrësve mundësi pjesëmarrjeje si FIZIKE ashtu edhe ONLINE.