Projekti Stand, tryezë e rrumbullakët mbi autonominë universitare

Ditën e premte, datë 7 tetor, në ambientet e UAMD-se u mbajt një Tryezë e rrumbullakët mbi Prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Skedës së Autonomisë Universitare në Shqipëri.

Ky takim erdhi në kuadër të projektit STAND, si një demonstrim i procesit të vlerësimit të realizuar në universitete individuale partnere në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit (MAS).

Pas një dialogu konstruktiv dhe dinamik mes palëve të interesuara, në përfundim të kësaj tryeze u arritën disa përfundime, jo vetëm mbi raportin e vlerësimit por gjithashtu u saktësuan edhe prioritetet reformuese me fokus zhvillimin e planit të veprimit.

Morën pjesë në këtë takim të rëndësishëm, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Asoc.Dr. Bernard Dosti, Zv.Rektore e Universitetit Polis Ph.D. Elona Karafili, Zv.Rektoret e Universitetit të Durrësit Prof.Asoc.Dr. Renata Tokrri, Zv.Rektor Prof.Asoc.Dr. Eva Allushi dhe Zv. Dekane e FSHPJ-së Dr. Viorela Polena.

Qëllimi kryesor i projektit STAND është forcimi i autonomisësë universitetevedhe rritja e përgjegjësisë dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë së universitetit duke rritur kapacitetet menaxhuese, llogaridhënien dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.