Projekti Pelmob

U mbajt, në datat 1 dhe 2 mars 2023, takimi i parë i projektit PELMOB në Universitetin e Mitrovicës. Gjatë takimit u diskutua rreth aspekteve akademike, financiare si dhe krijimin e strukturave të brendshme të projektit.
 
UAMD u përfaqësua në këtë takim me pjesëmarrjen virtuale të koordinatores së këtij Projekti për UAMD, Prof.Ing. Alma Golgota, dhe pjesëmarrjen fizike të Prof.Assoc.Dr. Flora Merko, e cila në prezantimin e saj bëri një përshkrim të UAMD-së, lidhur me organizimin, numrin e fakulteteve, departamenteve përbërëse të UAMD si dhe angazhimin e stafit në zbatimin e projektit.”

This will close in 0 seconds

sqAlbanian