HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY UNIVERSITY “LUCIAN BLAGA” SIBIU RUMANI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY UNIVERSITY “LUCIAN BLAGA” SIBIU RUMANI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

PËR FAKULTETIN E BIZNESIT, FAKULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE, FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT. 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin “Lucian Blaga” të Sibiu Rumani.  

 

Nivelet e mobilitetit për studentë:

  • Bachelor;
  • Master.

Numri i kuotave:

  •     2 (dy) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon: 

  •  Fakulteti i Biznesit:

o    Administrim Biznes

o  Turizëm

  • Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike

o     Drejtësi

o    Shkenca  Politike

 

  • Fakulteti i Edukimit

                        o    Gjuhë e huaj

                             o    Psikologji

        

  • Fakulteti i Teknologjisë së informacionit

                        o    Teknologji informacioni

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen nga Universitetin pritës.

 

Kriteret për aplikim:

Studentët Bachelor, Master duhet të kenë: 

–      Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1

–      Kurset ofrohen ne gjuhën angleze

–          Performancë të mirë akademike

 

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–         Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–         Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–         Kopje e pasaportës;

–         Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B1 (Studentë Bachelor, Master)   

–         Letër motivimi në gjuhën angleze;

–         CV në gjuhën angleze;

 

Afati i aplikimit është deri më datë 17 Qershor 2026.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  aidameca@uamd.edu.al  duke kopjuar (cc)  belisakorriku@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian