Projekti DUALBA – “Fuqizimi i Kapaciteteve për Zbatimin e Arsimit të Lartë Dual në Shqipëri”

Nga data 14 deri më 16 prill 2025, në Graz të Austrisë u zhvillua vizita studimore në kuadër të projektit DUALBA – “Fuqizimi i Kapaciteteve për Zbatimin e Arsimit të Lartë Dual në Shqipëri”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Aktiviteti u organizua nga FH JOANNEUM – University of Applied Sciences dhe mblodhi 45 pjesëmarrës nga 18 institucione partnere nga Shqipëria dhe Europa, përfshirë Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Vizita u fokusua në shkëmbimin e praktikave mbi arsimin dual në Austri dhe Europë, përshtatjen e kurrikulave shqiptare me këtë model dhe forcimin e bashkëpunimit me industrinë. Pjesëmarrësit vizituan ambientet e Siemens MobilitySSI SCHÄFER dhe fabrikën Heineken – Puntigam, duke parë nga afër sesi ndërthurja e arsimit me praktikën ndihmon në rritjen e punësueshmërisë së studentëve. 

sqAlbanian