Departamenti i Gjuhës shqipe pranë Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, nën drejtimin e Përgjegjëses së Departamentit, Prof. as. dr. Edlira Abdurahmani, organizon më 5 Maj 2023, konferencën e parë shkencore në Gjuhësi, me temë: Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete per zgjidhjen e tyre”.
Falënderojmë paraprakisht bashkëpunëtorët e kësaj konference, konkretisht, Universitetin e Tiranës, universitetet e rretheve shqiptare, si dhe të gjitha institucionet e tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Falënderojmë paraprakisht të ftuarit tanë të nderit; figurat e shquara të gjuhësisë shqiptare; profesorë e studiues të shquar nga vendi dhe trojet; përfaqësues nga katedrat gjuhësore jashtë vendit; përfaqësues të vendeve të tjera të huaja, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që kanë shprehur ambicjen e tyre për të qenë kontribues në këtë aktivitet të rëndësishëm shkencor.
Ju mirëpresim në Durrës!
Ftojmë gjithashtu të gjithë studentët e UAMD-së që të marrin pjesë në këtë konferencë në cilësinë e vëzhguesit dhe përfituesit.