Eventi i projektit Kalcea

Më 11 dhe 12 Prill u organizua workshopi lokal në kuadër të projektit KALCEA në ambientet e Kolegjit Universum, Kosovë. Gjatë workshopit u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me ecurinë e projektit, duke krijuar mundësi të reja kërkimore inovative që ofrojnë zgjidhje teknologjike në fushën e energjisë.
 
Nëpërmjet këtij workshopi palët e interesuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe industria patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe për të promovuar KIC. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, shpresohet të kontribuohet në kalimin drejt një ekonomie me karbon të ulët duke ofruar zgjidhje teknologjike inovative në fushën e energjisë.