“Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete per zgjidhjen e tyre”. Konferenca e parë shkencore nga departamenti i Gjuhës Shqipe

Departamenti i Gjuhës shqipe, pranë Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës,  ka nderin dhe kënaqësinë t’Ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare të gjuhësisë me temë: “Ligjërimi i shkruar dhe i folur, probleme reale dhe propozime konkrete per zgjidhjen e tyre”, më 5 Maj 2023.  
Konferenca ka për qëllim të mbledhë rreth vetes akademikë, profesorë, kërkues shkencorë dhe studiues të fushës së gjuhësisë (duke mos përjashtuar edhe ato të fushave të tjera), me qëllim që përmes ideve, mendimeve, metodave konkrete e strategjive të ndryshme, të kontribuohet në zgjidhjen e problemeve reale që lidhen me ligjërimin, si në aspektin e njohjes së njohurive gjuhësore, ashtu edhe në aspektin e zotërimit të aftësive praktike dhe përmirësimin e kapacitetit ligjërimor në përdorim.
Gjuha e konferencës: SHQIP dhe ANGLISHT;
Dorëzimi i abstraktit: deri më  26. 03. 2023
Ju mirëpresim në Durrës më, 05 Maj 2023!

Albanian Language Department of the Faculty of Education, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës, have the great pleasure in inviting you to attend the 1th International Conference on Linguistics: “Written and spoken language, real & concrete problem  solving  proposals”, which will be held in Durrës, Albania, on 5 May 2023. The conference venue is the New Campus of “Aleksandër Moisiu” University, Durrës (Kampus 1- Spitalle, 11:00 Am)
The conference will bring together scientists, professors, researchers, professionals, PhD candidates as well etc… with a mutual interest in scientific researches on linguistics, in order to exchange their ideas and new researches results; to share concrete methodologies and different strategies in order to have a valuable contribution in resolving linguistics’ problems related to language knowledge, discourse, practical communication skills and speech capacity in use.
The conference will be held in Albanian and/or English
Abstract submission deadline: 26. 03. 2023
We are pleased to welcome you to Durrës, on May 5 2023!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian