Thirrje për shkëmbime të stafit akademik në Universitetin e Leonit, Spanjë

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me
Universitetin e Leonit Në Spanjë.
 
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik
mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Leonit në Spanjë ( https://www.unileon.es/ ).
Mobiliteti konsiston në trajnim (Java Ndërkombëtare) për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5
ditë pune) në universitetin pritës nga data 01.05.2023 – 05.05.2023.
Numri i kuotave:
·         3 (tre) për staf akademik.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë:
 Fakulteti i Edukimit;
 Fakulteti I Biznesit
Afati i aplikimit: 6 Mars 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Leonit në
Spanjë:
–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
–     Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe
shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në
adresën: luada.muco@gmail.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve
dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia,
Durrës.