Libri “Konstruksion anije” nga autorja Dr. Ing. Eli Vyshka

Ditën e djeshme, datë 18 Qershor 2024, në Akademinë e Shkencave në Tiranë u promovua libri “Konstruksion anije” me autore Dr. Ing. Eli Vyshka.

Libri “Konstruksion anije” vjen nga autorja si libër i dytë, pas botimit të librit të saj të parë “Logjistikë detare” në vitin 2021. Dr. Ing. Eli Vyshka është autore e 12 cikleve të leksioneve për programet e studimit: “Logjistikë dhe Siguri Detare”, “Navigacion dhe Menaxhim Detar”, Teknologji Automobilash” dhe “Menaxhim Transporti Detar / Tokësor”.  Ajo është autore dhe bashkë-autore e më shumë se 17 publikimeve në revista shkencore dhe 30 referateve në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, 5 projekte kërkimore-shkencore.

Libri – teksti mësimor “Konstruksion anije” përmbledh në mënyrë organike leksionet e mbajtura nga autorja në programin e studimit Bachelor “Navigacion dhe Menaxhim Detar” që nga viti 2014, si edhe në programin 2-vjeçar “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor” që nga viti 2009, të ofruar nga Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ky tekst është përmbledhje leksionesh universitare që i shërben më së pari studentëve, por dhe personave që kanë interes profesional për mjetet detare, ndërtimin e funksionimin e tyre, dhe si i tillë nuk mbulon plotësisht aspektet e kësaj disipline.

Fakulteti i Studimeve Profesionale, UAMD i uron shumë suksese Dr. Ing. Eli Vyshka!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian