Me datë 3 Korrik, do të zhvillohet një leksion I hapur me temë: “How to internationalize your department and faculty” në UAMD, nga Dr. Jean Michel de Waelle, Prof. Dr. Artan Fuga dhe Dr. Mark Marku.
Jean-Michel de Waelle, eshte profesor i shquar në Universitetin e Lirë të Brukselit, studiues i shkencave politike, drejtues i mjaft projekteve kerkimore në shkallë europiane dhe ndërkombëtare, njohës i mirë i vendeve të Europës Lindore mes të cilave edhe Shqipërisë. Një ndër arsyet e vizitës, është njohja e profesoratit me mundësi të reja në bashkëpunimin shkencor universitar mes Shqipërisë, Belgjikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Leksioni do të zhvillohet ditën e Hënë, më 3 Korrik, ora 11:00 në Sallën e Konferencave në Currila.