Leksion i hapur me profesorin Debabrata Samanta nga “Rochester Institute of Technology”

Më 12 Mars në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit patëm privilegjin të mirëprisnim në një leksion të hapur profesorin Debabrata Samanta nga Rochester Institute of Technology

 Thelbi i këtij leksioni të hapur ishte prezantimi i programit Scilab, një software open source i dedikuar për llogaritje numerike që ofron një mjedis të fuqishëm për aplikime inxhinierike dhe shkencore. Leksioni i hapur u ndoq nga studentë të Shkencave Kompjuterike dhe jo vetëm.

Scilab i disponueshëm në GNU/Linux, Mac OS X dhe Windows XP/Vista/7/8, është një dëshmi e qartë e ndikimit që mund të ketë teknologjia kur është e aksesueshme për të gjithë. Me një gjuhë programimi të nivelit të lartë që lejon akses në strukturat e avancuara të të dhënave dhe funksioneve grafike 2D dhe 3D.
Prof. Debabrata u shoqërua nga prof. Mimoza Polloshka dhe dy studentë: Dea Tahiraj and Dijar Hashani.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian