Konfliktet Ndërkombëtare dhe Terrorizmi, studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike

Në kuadër të lëndës Konfliktet Ndërkombëtare dhe Terrorizmi, studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj sot me 15 Maj 2024 patën kënaqësinë të kishin të ftuar për një leksion të hapur ekspertin e sigurisë Z. Gledis Nano i cili informoi lidhur me kuptimin e ndryshuar tashmë të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, zhvillimit të strategjive në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe atë në Shqipëri. Studentët drejtuan një mori pyetjesh lidhur me raste konkrete që Z.Nano ka hasur përgjatë ushtrimit të funksionit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Anti-Terrorit. Ai ka një karrierë 20 vjeçare në fushën e Sigurisë Kombëtare, Kriminologjisë dhe industrisë se Forcimit të Ligjit. Takimi u mbyll me mbresa shumë pozitive dhe dëshirën për një tjetër takim për të folur rreth sigurisë dhe terrorizmit bazuar në analizë të rasteve konkrete.