Hapet thirrja për shkëmbime studentore Erasmus + me Universitetin e Liezhit, Belgjikë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Liege në Belgjikë  (https://www.uliege.be/cms/c_8699436/fr/uliege).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•    Bachelor / Master.

Numri i kuotave:

•      2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Departamenti Shkenca Politike):

– 1 kuotë Bachelor në Shkenca Politike (Gjuhë e huaj : Frengjisht)

-1 kuotë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. (Gjuhë e huaj: Frengjisht & Anglisht)

Afati i aplikimit:  21 Tetor 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Liege, Belgjikë:

–          Kopje e pasaportës;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;

– Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge niveli B1;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro në muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com.