Hapet Kursi Auditues Energjie

Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton se Fakulteti i Studimeve Profesionale, bazuar
në nenin 100 të Kushtetutës, në ligjin Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin
shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin
Nr.124/2015 “Për Efiçencën e Energjitik”, në ligjin 116/2016 “Për Performancën e
Energjitik në Ndërtesa” si dhe në ligjin Nr 10081 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në
Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të VKM nr. 407 dt.19.06.2019 , Vkm nr 537
dt.08.07.2020, VKM nr. 934 datë 25.11.2020 dhe Vkm nr. 958 datë 2.12.2020
Hap regjistrimet për ndjekjen e Programeve të Studimit të Vazhduar
Pasuniversitar për Auditimin e Energjitik në

NDËRTESA , PROCESE dhe TRANSPORT.
Për vitin akademik 2023-2024
Regjistrimet do të bëhen nga data 10.10.2023 deri më 20.11.2023.
Kursi fillon në datën 01 Djetor 2023 .
Ato kanë një kohëzgjatje prej 104 orësh, me një shtrirje prej 8 fundjavash, sipas sistemit
part-time, hibrid, duke filluar që nga e premtja pasdite (15.00-18.00) dhe e shtunë/e
dielë (09.00-14.00).
Kurset do të ketë 30 kredite dhe në përfundim të tyre pjesëmarrësit do të pajisen me një
Çertifikatë për kryerjen e programit të studimit të vazhduar pasuniversitar për
auditimin e Energjitik. Këto çertifikata do të njihen nga ministria përgjegjëse, e cila do
të organizojë marrjen në testim dhe paisjen me Liçencën e Audituesit të Energjitik.
Aplikantët për kursin Pasuniversitar për Auditimin e Energjitik në Ndërtesa dhe në
Procese duhet të paraqesin për regjistrim pranë Sekretarisë së Fakultetit të Studimeve
Profesionale:
Fotokopjen e noterizuar të Diplomës në nivelin “Master i Shkencave” ose “Master
Profesional” në arsimin e lartë në shkencat:
 Inxhinieri mekanike (profili “Energjetikë”; konstruksione makinash dhe mjete
lëvizëse; profili “Prodhim dhe menaxhim industrial”);

 Inxhinieri elektrike;
 Inxhinieri fizike;
 Inxhinieri elektronike;
 Arkitekturë dhe urbanistikë;
 Inxhinieri ndërtimi (profili “Ndërtim dhe administrim”);
 Inxhinieri mjedisi (profili “Energjetikë”);
 Shkencat e fizikës dhe kimisë industriale;
 Inxhinieri ekonomike;

Aplikantët për kursin Pasuniversitar për Auditimin e Energjitik në Transport duhet të
paraqesin për regjistrim pranë Sekretarisë së Fakultetit të Studimeve Profesionale:
Fotokopjen e noterizuar të Diplomës në nivelin “Master i Shkencave” ose “Master
Profesional” në arsimin e lartë në shkencat:
 Inxhinieri mekanike (profili “Energjetikë”; konstruksione makinash dhe mjete
lëvizëse; profili “Prodhim dhe menaxhim industrial”);
 Elektrike
 Inxhinieri mjedisi (profili “Energjetikë”);
 Urbanistikë
 Kimi Industriale
DOKUMENTACIONI I PËRGJITHSHËM
1- Formularin e Aplikimit
2- Kopje të noterizuar diplomës së nivelit “Master i shkencave” ose “Master
profesional”;
3- Kopje të noterizuar të librezës së punës
5- Kopje të dokumentit të identifikimit
6- 2 fotografi
7- CV
Mandatin e pagesës (Paraqitet dy javë pas fillimit të kursit).
APLIKIMET DO TË MBYLLEN NË DATË 20.11.2023

This will close in 0 seconds

sqAlbanian