HAPET APLIKIMI PËR STUDENTË PËR PJESËMARRJE NË PROJEKT NDËRKOMBËTAR

Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Cultivating Academic Intrapreneurship in Western Balkans” (IntraBuild) CBHE Erasmus+, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është institucion partner, hapet thirrja për aplikim për studentët e UAMD-së për pjesëmarrje në workshop-in 5-ditor të zhvilluar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Joanneum, Graz, Austri në datat 13-17 Prill 2026.

Workshop-i do të fokusohet në zhvillimin e kompetencave sipërmarrëse të studentëve, duke kombinuar trajnime praktike, punë në grup dhe ndërveprim kulturor. Aktiviteti do të drejtohet nga trajnerë me përvojë në fushën e sipërmarrjes, si edhe pëfaqësues të biznesit, duke ofruar një qasje të drejtpërdrejtë me botën reale të tregut.

NUMRI I KUOTAVE

·         4 (katër) studentë

FUSHA E STUDIMIT

·         Administrim Biznesi, Fakulteti i Biznesit

KRITERET PËR APLIKIM

Studentët aplikantë duhet të:

·         jenë studentë aktivë në programet përkatëse të studimit (Bachelor, Master);

·         të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze në nivel B1–B2;

·         të shfaqin motivim dhe gatishmëri për pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e projektit.

DOKUMENTAT QË NEVOJITEN PËR APLIKIM

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar dhe i nënshkruar (bashkëngjitur);
  • Letër motivimi në gjuhën angleze (1 faqe);
  • Vërtetim notash;
  • Kopje e pasaportës;

 MBULIMI FINANCIAR

Për këtë udhëtim, pagesa mbulohet nga universiteti me fondet e projektit, në vlerën 102 euro/dita dhe 126 euro/nata, si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 209 euro.

AFATI I APLIKIMIT

Afati i aplikimit është deri më 27 Shkurt 2026 deri në orën 16:00.

 DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Dokumentet e aplikimit mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al dhe cc eqosja@yahoo.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian