📅 29 Maj 2026
📍 Salla e Konferencave, Currila, Durrës
Fakulteti i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ka kënaqësinë të shpallë organizimin e Konferencës së 4-t Ndërkombëtare mbi Studimet Profesionale, e cila do të zhvillohet më 29 Maj 2026, në Durrës.
Kjo konferencë synon të mbledhë akademikë, studiues, profesionistë dhe përfaqësues të industrisë për të ndarë kërkime shkencore, përvoja praktike dhe zhvillime inovative në fushën e studimeve profesionale. Aktiviteti do të shërbejë si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi idesh dhe ndërtimi partneritetesh të reja akademike dhe profesionale.
Ftesë për aplikim
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë:
- Abstraktin e punimit deri më: 30 Mars 2026
- Punimin e plotë (Full Paper) deri më: 30 Prill 2026
📧 Aplikimet dërgohen në: iscp@uamd.edu.al
Konferenca do të përfshijë prezantime shkencore, diskutime tematike dhe sesione interaktive, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog profesional dhe akademik.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij eventi ndërkombëtar dhe të kontribuoni me punimet tuaja në zhvillimin e studimeve profesionale.



