Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility për kryerje praktike në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar dy muaj praktikë në periudhën Shtator-Tetor 2023 në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali. (https://www.ipsantarem.pt)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor.
Numri i kuotave, fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· 2 (dy) studentë Fakulteti i Biznesit.
Afati i aplikimit: 04 Qershor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në IP Santarem, Portugali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro shpenzime transporti.