Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim nëUniversitetit Vigo në Spanjë (https://www.uvigo.gal/en ).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
• 2 (dy).
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike.
• Fakulteti i Edukimit.
Afati i aplikimit: 4 Qershor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetit Vigo në Spanjë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.