Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Kodolanyi Janos në Hungari dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2024-2025, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetet si më poshtë vijon:
2 mobilitete për studentë për vitin akademik 2024-2025 Semestri parë (2/9/2024-31/1/2025):
Fakulteti i Biznesit (Fusha: Administrim Biznes; Menaxhim Biznes; Turizëm)
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Fusha: Marrëdhënie Ndërkombëtare)
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;
Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
Vërtetim studenti, Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kopje e pasaportës;
Letër motivimi në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin.
Shenim: Bursa mbulohet nga Universiteti pritës për 4 muaj.
Studentet Erasmus + nuk janë të detyruar të qëndrojnë deri në fund të periudhës se provimeve (16/12/2024-31/1/2025). Provimet mund të jepen online bazuar në marrëveshje me lektorët.