HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E JAEN-IT, SPANJË

PËR STAF AKADEMIK

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Jaenit, Spanjë në javën ndërkombëtare 13-17 Maj 2024. (https://www.ujaen.es/en ).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Kriteret per perzgjedhjen e stafit jane:
 I jepet prioritet ne perzgjedhje stafit i cili nuk ka marre pjese me pare ne mobilitet ose ka marre pjese me pak krahasuar me aplikantet e tjere;
– Stafi te kete realizuar publikime shkencore ne 2 vitet e fundit.

Numri i kuotave:

·         2 (dy)
 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

·        Fakulteti i Biznesit (Departamenti i Menaxhimit);

·        Fakulteti i Edukimit (Departamenti i Pedagogjisë);

·       Fakulteti i Studimeve Profesionale (Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare).
Afati i aplikimit: 20 Mars 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Jaenit, Spanjë:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian