HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SANTIAGO DE COMPOSTELA NË SPANJË

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË (MASTER).

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus + KA171, ju ofron
studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në
Universitetin Santiago De Compostela në Spanjë (https://www.usc.gal/en).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor / Master
Numri i kuotave:
•      1 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Edukimit (Anglisht; Gjuhë-Letërsi-Anglisht);
 
Afati i aplikimit: 18 Mars 2024.
 
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Santiago De
Compostela në Spanjë:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
 
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Njohuri të mira të gjuhës spanjolle niveli B1;
–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro në muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc: arbamerhori@uamd.edu.al.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian