“Eko – hotelet si një model i përgjegjësisë ambjentale dhe inovacionit në industrinë e hotelerisë” të mbështetur nga  AKKSHI

Në kuadër të projektit “Eko – hotelet si një model i përgjegjësisë ambjentale dhe inovacionit në industrinë e hotelerisë” të mbështetur nga  AKKSHI në kuadrin e Projekteve të Teknologjisë dhe Inovacionit që vijnë si rezultat i bashkëpunimit të universitetit me industrinë, Departamenti i Menaxhimit organizon me datë 20 Mars 2024, në ambjentet e Fakultetit të Biznesit një seminar  për të  prezantuar gjetjet e fazës së parë të projektit.

Ftojmë bashkëpunëtorët dhe të interesuarit të bëhen pjesë e aktivitetit.