HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E CHIETI G. D’ANNUNZIO NË ITALI

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus + KA171, ju ofron
studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në
Universitetin e Chieti, G. D’Annunzio, në Itali (https://www.unich.it/ ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor
Numri i kuotave:
•      2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Biznesit (Dep. Administrim Biznesi);
 
Afati i aplikimit: 10 Prill 2024.
 
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Chieti, G.
D’Annunzio, në Itali:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
 
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro në muaj, 180 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc: arbamerhori@uamd.edu.al.