Forum i hapur: “Promovim i vlerave të integritetit me të rinjtë”

Në kuadër të projektit “Thyerja e mitit të mosndëshkimit të korrupsionit duke forcuar besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, organizohet në UAMD Forumi i Hapur: “Promovim i vlerave të integritetit me të rinjtë”.

Ndërtimi i kulturës së integritetit në një shoqëri fillon me edukimin dhe promovimin e intergritetit mes të rinjve. Njohuritë, sjelljet dhe aftësitë që të rinjtë mësojnë gjatë shkollimit të tyre në arsimin e mesëm dhe atë të lartë, formësojnë personalitetin e tyre, i cili ndikon drejtpërdrejtë në të ardhmen e një vendi, dhe i ndihmojnë ata të ruajnë integritetin publik i cili është thelbësor në luftën ndaj korrupsionit, apo rritjen e besimit të publikut në çdo institucion shtetëror.

Edukimi për integritetin publik ka të bëjë gjithashtu me frymëzimin nëpërmjet promovimit të shembujve pozitiv të integritetit. Nëpërmjet këtij aktiviteti, organizatorët synojnë:

  • T’iu ofrojnë mundësinë të rinjve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, të realizojnë një
    diskutim të hapur me përfaqësues të fushave të ndryshme, të cilët promovojnë vlera të
    integritetit, duke përfshirë këtu edhe profesorë të Universitetit, të cilët nëpërmjet një
    përzgjedhjeje nga vetë studentët, cilësohen si shembujt më të mirë të cilët promovojnë
    integritetin akademik;
  • Të informojnë studentë mbi mënyrat e raportimit të korrupsionit, si një mundësi për të
    promovuar mekanizmat të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e integritetit në një shoqëri.

Forum i hapur “Promovim i vlerave të integritetit me të rinjtë”

12 dhjetor, 09:30-12:30

Salla e Konferencave, Currila

Agjendën e Forumit e gjeni më poshtë: