Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024 me Universitetin e Shkencave të Aplikuara -Poloni.

PËR STAFIN AKADEMIK – UAMD

 

Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e Shkencave të Aplikuara -Poloni,(https://sopocka.edu.pl/), për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024.

 

Mobiliteti konsiston në trajnim (javë ndërkombëtare) për stafin akademik në Sopot University’s, Poloni, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës, në datat 3-7 Qershor 2024.

Numri i kuotave për stafin Akademik:

  • 2 (dy).

Fakultetet si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Edukimit 
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale 
  • Fakulteti Biznesit
  • Fakulteti Shkencave Politike Juridike
  • Fakulteti Teknologjisë së Informacionit   

Afati i aplikimit: 6 Maj 2024

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Sopot University’s, Poloni :

  • CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
  • Kopje e pasaportës.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.