Në Fakultetin e Studimeve Profesionale u krye një vizitë nga Profesor i asociuar Javier Ferrero González,  “Universiteti i Leonit Spanjë”.

Nga data 19- 24 Prill, në Fakultetin e Studimeve Profesionale, u krye një vizitë studimore nga Prof. As. Javier Ferrero González, nga Universiteti i Leonit në Spanjë, i cili është koordinator i programeve Erasmus. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të një mobilitetit nga programi Erasmus KA107 dhe gjatë vizitës së tij në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. As. Javier Ferrero González, mori pjesë në një orë leksioni në fushën e Fizikës së Aplikuar në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Gjithashtu, ai ndoqi më nga afër orë mësimi të nderthurura me metoda eksperimentale në laboratorin e Sistemeve të Kondicionimit dhe Ndërtimit  në Kampusin Universitar në Spitallë  dhe në laboratorin e  Efiçiencës së Energjisë dhe Fizikës në godinën në Currila. 
 
Kjo vizitë studimore  shumë interesante e Prof. As. Gonzales ishte  nën kujdesin e profesorëve të Fizikes, Prof. As. Dr. Marsida Klemo dhe Msc. Julian Priska.