Diskutimi rreth rolit të shoqërisë civile dhe botës akademike në proçesin e integrimit evropian

Tryezë e përbashkët diskutimi me studentët mbi Rolin e shoqërisë civile dhe botës akademike në proçesin e integrimit evropian.   Duke njohur dhe vlerësuar rolin që kanë profesorët dhe studentët në proçesin e Integrimit Evropian si dhe duke patur në vëmëndje zhvillimin e mëtejshëm të debatit publik në çështjet që lidhen me Grupin e Parë të Kapitujve ( Cluster 1), ditën e premte, 19 Prill 2024, në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua një tryezë e përbashkët diskutimi rreth rolit të shoqërisë civile dhe botës akademike në proçesin e integrimit evropian. I pranishëm ishte Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, Sh.T. Reinout Vos, Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike Prof. Dr. Andon Kume, Lektore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Dr. Mirela Metushaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Qëndrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, z. Arjan Dyrmishi. Studentët drejtuan pyetje të cilat pasqyrojnë elementet ak.