AUF-ja në Evropën Lindore dhe Qëndrore ka hapur thirrjen rajonale për shprehje interesi për projekte.

AUF-ja në Evropën Lindore dhe Qëndrore ka hapur thirrjen rajonale për shprehje interesi për projekte si më poshtë të specifikuara:

1-Mbështetje për kërkimin shkencor frankofon në Evropën Qendrore dhe Lindore – RESCI-ECO- THIRRJA PËR PROJEKTE 2024  në kuadër të 30 vjetorit të AUF-ECO

Agjencia Universitare e Frankofonisë ka hapur një thirrje për mbështetje për kërkuesit shkencorë frankofon në Evropën Qendrore dhe Lindore nga 1 shkurti deri më 31 mars 2024.

Për të kontribuar në ndërtimin e Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor dhe për të inkurajuar krijimin e rrjeteve ndërkombëtare të kërkimit frankofon, Agjencia Unviersitare e Frankofonise mbështet strukturimin dhe zhvillimin e kërkimit në një kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe përfshirjen e anëtarëve të saj në këtë proces.

Kjo mbështetje nga AUF do të synojë të forcojë kapacitetin e studiuesve të ECO në:

  • kërkimi – strategji, organizim, laboratorë etj.
  • risi në aktivitetet shkencore – vizibilitet, partneritet, transferim njohurish, etj.
  • ndërkombëtarizim – bashkëpunim, etj.
  • sinergjia e ekipeve kërkimore – rrjetëzimi, partneriteti, etj.

Thirrja është e hapur për të gjitha fushat disiplinore prioritare për projektet që nxisin inovacionin dhe transferimin e njohurive dhe aftësive, për projektet kërkimore të lidhura me prioritetet socio-ekonomike të rajonit ECO (aspektet ekonomike, shëndetësore, sociale, mjedisore, kriza dhe menaxhimi i fatkeqësive, akademikët në situata rreziku, etj.) që synojnë të kontribuojnë në sfidave e kohës dhe që kanë një ndikim afatshkurtër ose afatgjatë.

Për më shumë detaje klioni në linkun e më poshtëm: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/soutien-la-recherche-scientifique-francophone-en-europe-centrale-et-orientale-resci-eco/

 

2-Thirrje për shprehje interesi 2024: Zhvillimi i shkencave në frëngjisht në ECO

Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, në kuadër të 30-vjetorit të saj, hap një thirrje për shprehje interesi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit gjuhësor për studentët brenda universiteteve. Thirrja është e hapur deri më 17 mars 2024.

Thirrja për shprehje interesi “Zhvillimi i shkencave në frëngjisht në ECO” synon institucionet anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore që ofrojnë formime pjesërisht ose tërësisht në gjuhës frënge dhe dëshirojnë të përmirësojnë cilësinë e formimit gjuhësor për qëllime profesionale të studentëve, duke këkruar një lektor të gjuhës frënge.

Për më shumë informacion klikoni në linkun e më poshtëm: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-manifestation-dinteret-2024-developpement-des-sciences-en-francais-en-eco/

 

3-Stazh përkthimi në distancë në partneritet me RFI Rumania, thirrja e parë 2024

AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe RFI Rumania ofrojnë 20 praktika profesionale në distancë të destinuara për studentët frëngjishtfolës të regjistruar në një institucion anëtar të AUF-së. Praktikat do të zgjasin 4 muaj dhe do të zhvillohen nga data 4 mars deri më 4 korrik 2024.

Të gjitha praktikat do të kryhen në distancë. Detyrat kryesore të praktikave do të jenë përkthimi i artikujve të shtypit kombëtar në frëngjisht (fusha: shëndetësi, shoqëri, ekonomi, kulturë). Vëllimi i punës do të jetë një artikull në javë.

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-manifestation-dinteret-2024-developpement-des-sciences-en-francais-en-eco/