HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + EXCHANGE PROGRAM UNIVERSITETI I GRANADËS, SPANJË

Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e Granadës, Spanjë  (Univesidad de Granada, https://www.ugr.es/ ) për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024.
 
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik, në Universitetin e Granadës, Spanjë, në gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
•       1  (një)

Fakultetet si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Edukimit

Afati i aplikimit: 11 Shkurt 2024

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Granadës, Spanjë :

– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 365 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian