Adela Domi, studente e programit Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, si përfaqësuese e Shqipërisë, triumfoi duke u shpallur fituese në NATO Student Challenge – Western Balkans mes 50 kandidatëve nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke sjellë një arritje të rëndësishme për universitetin dhe vendin tonë. Për kontributin e saj të vyer në këtë konkurs, ditën e sotme, ajo u nderua me certifikatë mirënjohjeje nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe u prit me përzemërsi në një takim edhe nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Prof. Dr. Linert Lirëza. Falenderojmë gjithashtu lektoren Dr. Mirela Metushaj për mbështetjen e saj të pakursyer në këtë prezantim. Urime për këtë sukses të merituar Adela dhe faleminderit për përfaqësimin dinjitoz!