

Më datë 15 dhjetor, ora 10.00 në Fakultetin e Shkencave Politike -Juridike u zhvillua një Workshop dhe Trajnim në kuadër të Gjuhës Burokratike, Ideologjike, Politike, Diplomatike dhe fuqisë së saj, me temë: “Gjuha si veprimtari e specializuar në fushën e Shkencave Politike -Juridike. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në fushën e Shkencave Politike -Juridike. Teknika shkrimi dhe komunikimi.”
Workshop-i dhe Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit me të njëjtën temë dhe ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve (dhe më gjerë) për rëndësinë e përdorimit të saktë gjuhësor, si dhe peshën e gjuhës në Fushën e Shkencave Politike -Juridike.
Trajnimi u përqëndrua në disa forma të komunikimit të shkruar dhe atij gojor në veprimtarinë shtetërore e administrative, politike e shoqërore, si:
Aktiviteti u zhvillua nga përfaqësuesit e këtij projekti, Prof. as. dr. Edlira Troplini Abdurahmani, Departamenti i Gjuhës shqipe (Fakulteti i Edukimit), Dr. Mirela Metushaj, Departamenti i Shkencave Politike (Fakulteti i Shkencave Politike -Juridike), Prof. as. dr. Bitila Shosha, Departamenti i Financë- Kontabilitetit (Fakulteti i Biznesit) dhe Msc. Luiza Lluri, Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare (Fakulteti i Studimeve profesionale).
Trajnimi u zhvillua nën kujdesin e Përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Politike, Prof. as. dr. Esilda Luku.
Në aktivitet morën pjesë studentët e Fakultetit të Shkencave Politike -Juridike si dhe lektorë të kësaj fushe.