“Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës zhvillon marshimin mjedisor dhe projektet e riciklimit për Ditën e Tokës”

Në nder të Ditës së Tokës🌊🌍♻️🌱, u realizua Edukimi Mjedisor dhe Riciklim Nr.28, më 23 Prill 2024, ora 13.30-14.30, nën drejtimin e Rektorit të UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim  Fortuzi dhe Dekanes së FSP-së, Prof. Asoc. Rezarta  Kalaja. 
Marshimi nisi me flamurin kombëtar🇦🇱 35m nga UAMD Currila drejt Sfinksit për të edukuar gjithë popullin të bashkohet Rrugës së Gjelbër. 
 
Rezultate:
●U ricikluan mbi 890 kg me shishe plastike, 320 kg nga stafi dhe studentët e UAMD, që u dërguan në kompani riciklimi,  ku të ardhurat e Riciklimit u kthyen në 40 jaseminë për  gjelbërimin e kampusit  dhe mjete mësimore për shkollat e Durrësit, ku shkolla “Qemal Mici” siguroi perde të mëndafshta për sallën e mësuesve-aktiviteteve.
●Morën pjesë afro 400 vullnetarë, kryesisht studentë, nxënës nga 7 shkolla të Durrësit, mësues e pedagogë, stafi administrativ i UAMD-së. 
 
Shkolla “Qemal Mici”
Jusuf Puka
Marie Kaçulini 
Hasan Koçi 
Bilal  Golemi, Xhafzotaj 
Leonik Tomeo
Vinçenc  Prendushi
 
● Kompania private @Agroblend dhuroi 300 kg pleh inorganik për fidanët e pemët e UAMD-së.
 
●Po ndërtohet “Monumenti i Riciklimit”-3D mbi 2m i gjatë, nga studentët e Infermierisë dhe Fizioterapisë në bashkëpunim me artistin-skulptorin Qazim Kërtusha.
 
●Rektori i UAMD-së u ndau certifikata vullnetarëve dhe i ftoi ta vazhdonin misionin e Edukatës Mjedisore.
 
Suportoi aktivitetin Dhoma e  Avokatisë Durrës dhe @Koralfish_albania.
 
 
 
 
#20viteUAMD
#Evropaështëkëtu
#BashkohuRrugëssëGjelbër
#MbillPemënTënde
#Vepro
#shkëndija
#përedukimmjedisor #riciklim
#nisjangavetja
#nukështëturptëtregoshqytetari
#mjedisijemiNE
#uamd
#studentët

Text box item sample content

sqAlbanian